fbpx

Njoftimi urgjent/ Doni të aplikoni për ‘Hetues’ në Byronë Kombëtare të Hetimit? Hapet gara, ja ç’duhet të bëni

GARFE.jpeg

Në një njoftim të bërë publik pak minuta më parë, mësohet se SPAK do të hapë sërish konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakante.

NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me përfundimin e fazës së verifikimit të figurës dhe pasurisë së kandidatëve të kualifikuar, do të hapi përsëri konkurrimin për pozicionin e punës “Hetues” për vendet vakant .

Me qëllim që kandidatët që do të aplikojnë të kenë informacionin dhe mundësinë për t`u pregatitiur për testin e aftësive fizike në LINK 1, bashkëlidhur, do të gjeni tabelat me sistem pikësh për çdo komponent gare.

Falenderojmë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

LINK 1

https://bkh.al/2021/02/03/njoftim-9/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303