Njoftoi lëvizje në shtator, Ristani i kundërpërgjigjet Bashës: Nuk ke strategji…

rista.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se në muajin shtator do të ketë lëvizje në bazë, por fill pas deklaratës së tij, ka reaguar ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Ristani ka kritikuar Bashën duke thënë se fakti që Partia Demokratike nuk ka më asnjë pushtet është për shkak se Lulit i mungon strategjia.

Ristani, deklaron se duhet biseduar me demokratët ndërsa shton se Basha e ka çuar PD-në në një rrugë pa krye, pasi nuk ka strategji të qartë dhe askush nuk e di çfarë ndodh dhe si veprohet në parti.

Postimi i plotë i Ristanit

Bashkite e fituara nga PD, ikën një nga një dhe përfundimisht PD është jashte sistemit, si ne pushtetin qendror edhe ne ate vendor.

Ndërkohë PD ka një objektiv te vendosur dhe te shpallur: qeveri kalimtare, pa Ramën Kryeministër dhe zgjedhje te parakohshme te përgjithshme, mundësisht edhe lokale.

Objektivin afat shkurtër e kemi, por rrugën se si do e realizojmë dhe mjetet qe do përdorim, askush nuk i di, ose se paku nuk janë transparente per demokratet.

Çdo dite deklarohet se çdo beje PD pasi te vije ne pushtet dhe vërtet qe vetëm PD mund ti beje realitet, por si do vi PD ne pushtet? Këtë askush nuk di.

Duke mos ditur nga do kalojmë, me se do luftojmë, si do organizohemi, kush është përpara, kush mbrapa, kush majtas, kush djathtas, cilat janë aleancat etj etj, elemente te luftës opozitare, qe demokratet duhet ti dine, nuk krijohet kurrë besim ne arritjen e objektivit.

Pa besim nuk ka kurrë fitore.

Ta bisedojmë edhe një here me demokratet çfarë do bëjmë, si do e bëjmë, me ke do e bëjmë, kur do e bëjmë, te jete e gjitha transparente dhe gjithpërfshirëse dhe me vullnet dhe dëshirë, ta bëjmë betejën për Shqipërinë evropiane.

“Shqipëria ndodhet sot ne nivelin me te keq te ndotjes morale qe ka njohur ndonjehere. Nga kjo grope ajo, ose duhet te dale me ngut, ose do te fundoset përgjithmonë” thote Kadare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303