Njoftoi pjesmarrjen në ‘Sanremo’, vëllai i Alketa Vejsiut mesazh të fortë

Vëllai i Alketa Vejsiut, Endri Vejsiu, ka reaguar sot pas mesazhit të moderatores ku njoftonte një ndër sukseset më të mëdha të karrierës së saj, pjesëmarrjen në “Sanremo”.

“URIME KRENARIA IME,”- shkruan Endri Vejsiu, duke e shoqëruar me një emoji zemrash.

Ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigja e moderatores: “Të kam shpirt”.

Vëllai i Alketa Vejsiut, Endri Vejsiu u arrestua më 30 shtator të 2018 në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku kishte fshehur në makinën e tij tip “Opel”, 4 mina me telekomandë, 3 kilogramë kanabis dhe pistoletë TT. Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezultoi se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë. Gjykata e Lezhës për të ka dhënë dënimin me 5 vite “shërbim prove”.