fbpx

“No time to die” bëhet filmi më i shtrenjtë në historinë e fimave James Bond

“No time to die” është bërë filmi më i shtrenjtë James Bond i realizuar ndonjëherë.

Shfaqja përfundimtare e Daniel Craig si Agjenti 007 i kushtoi rreth 200 milionë funte prodhuesve, sipas llogarive të lëshuara së fundmi nga firma prodhuese e filmit, B25.

“No time to die” i tejkalon lehtësisht kostot e dy filmave të mëparshëm të James Bond, “Specter” (182 milionë funte) dhe “Skyfall” (138 milionë funte), shkruan DailyMail.

Ndërkohë, u zbulua në mars që data e publikimit të filmit “No Time To Die” është shtyrë deri në nëntor, në mes të frikës rreth pandemisë coronavirus.Filmi do të dalë në treg në muajin prill, por producentët e filmave James Bond, Michael G. Wilson dhe Barbara Brokoli kanë thënë që ‘pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral’ ai duhet të vonohet.

Një datë e re e publikimit është caktuar për 12 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar me datat e lëshimit në të gjithë botën, duke përfshirë edhe publikimin në ShBA është vendosur të jetë më 25 nëntor.