Nobeli për mbështetësin e Millosheviçit, Austria merr vendimin e papritur ndaj Peter Handke

Autoritetet austriake kanë nisur hetimet ndaj fituesit të Nobelit në Letërsi, Peter Handle, mbështetës i Millosheviçit që shkaktoi acarim dhe irritim te shqiptarët.

Mirëpo, raportohet se do të hetohet nëse Handle ka humbur apo jo shtetësinë e Austrisë.

Theksohet se ai me shumë mundësi ka pranuar shtetësinë e ish-Jugosllavisë në vitin 1999. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë fituesi i çmimit Nobel në Letërsi automatikisht humb shtetësinë e Austrisë.