Nobeli për Peter Handke, reagon Rama: Më vjen të vjell

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale në lidhje me fituesin e çmimit Nobel për letërsinë.

Petër Handke ka mbrojtur figurën e Slobodan Millosheviç dhe fitorja e çmimit ‘Nobel’ ka shkaktuar reagime të ashpra nga politikanët shqiptarë.

Rama shkruan se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze dhe atij i vjen të vjellë nga ky vendim

Reagimi i Ramës:

Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit.