Noçja e “Big Brother” në pritje të ëmbël

Najada Konomi, por të gjithë e njohim  si Noçja, banorja e famshme e “Big Brother Albania 1”.

Najada është shkëputur prej kohësh nga ekrani dhe mesa duket paska pasur një arsye të fortë.

News31.al përmes një fotoje zbuloi barkun e rrumbullakur të Najadës çka tregon se ajo është në pritje për t’u bërë mama për herë të parë.

Në foto ajo duket teksa ecën dorë për dore me partnerin e saj.

Najada i është përkushtuar pikturës dhe tashmë ka nisur një jetë të re në Itali ku dhe është martuar. /real-news.tv