Noizy, bashkëpunim me artistin e njohur botëror?

Mesa duket lajme të mira do të vijnë për të gjithë fansat e Noizy-t.

Reperi thuhet se po punon në fshehtësi me një këngëtar ndërkombëtar dhe këtë gjë e vërteton më së miri ky i fundit.

Artisti i njohur është këngëtari italian, Gue Pequeno, i cili ka shpërndarë një Story në Instagram.

Ai bën me dije se ndodhet në studio me Noizy-n, ku fansat mendojnë se do ketë një bashkëpunim.

Ne mezi presim këngën, pasi padiskutim do të shndërrohet menjëherë në hit.