Noizy jep lajmin e madh, fëmijë tjetër në familje

640-0-5b53044149aa9.jpg

Reperi i njohur shqiptar,Noizy ka ndarë me fansat një lajm të gëzueshëm për familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Noziy ka konfirmuar se do të bëhet dajë.

“Dajë për herë të dytë”, shkruan Noizy krahas fotos, shoqëruar me disa emoji me sytë me zemra, duke lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këtë lajm.

7 vite më parë, ai i dedikoi një këngë emocionuese vajzës së tij Leandrës, të titulluar “Noku Vogël”, me të cilën preku zemrat e të gjithëve.

Reperi publikon shpesh foto e video në Instagram ku tregon sesi kujdeset për mbesën e tij, Praylën dhe herë pas here e kemi parë të vizitojë Shtëpinë e Fëmijëve në qytetin e Durrësit, ku i dërgon ushqim dhe lodra jetimëve.

Dashuria e madhe që ka për fëmijët duket se do të shtohet, me ardhjen në jetë të nipit apo mbesës së tij. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303