Noka: Rama mban peng arrestimin e Dakos

noka.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin
Edi Rama se mban peng arrestimin e Dakos.

“Dosja 339 është prova e krimit elektoral të Vangjush Dakos, i cili bashkëpunoi me bandat për të blerë pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Në dosjen 339, të cilën Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë, ekzistojnë me qindra faqe pergjime që provojnë se Vangjush Dako ishte në krye të operacionit kriminal për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit dhe kërcënimit të votuesve nëpërmjet bandave”, u shpreh Noka.

“Për këtë krim, Kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të arrestohet! Heshtja e prokurorisë, nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, mund ta ndihmojë sot për sot Vangjush Dakon, por askush dhe asgjë nuk do ta shpëtojë nga ndëshkimi për krimin e blerjes së pushtetit me bandat. Dosja 339 është simboli që ka zbuluar skemën e përdorur nga Edi Rama në të gjithë Shqipërinë, për të grabitur vota me ndihmën e kriminelëve, në këmbim të favoreve në prona, tendera publikë dhe lehtësi në marrëdhënie me policinë”, shtoi Noka.

scroll to top