Nora dhe Skerdi publikuan vidoeklipin e ri

Prej disa ditësh Nora Istrefi dhe Skerdi Ago kishin paralajmëruar projektin e ri muzikor. “M’ke mungu” është kënga e re e dyshes së njohur të muzikës e cila sapo është publikuar në “You tube”.

Veç këngës plot ritëm në sy bie dhe performanca e dyshes në klip, ku dukshëm vihet re sensualiteti dhe format e bëshme të Norës. Ajo që tërheq menjëherë vëmendje janë linjat “alla Kim Kardashian” me belin e hollë dhe të pasme bombastike që Nora i ka ekspozuar aq mirë me pantallonat neon jeshile dhe një bluzë crop-top neon pink.

Kjo këngë ritmike duket se do të jetë një tjetër sukses i Norës dhe Skerdit që po merr mijëra klikime vetëm pak minuta nga publikimi në “You tube”.

Lër një koment