fbpx

Nora Gjakova nuk di të ndalet, fiton medaljen e bronztë në Tel Aviv

83061267_3479157552156259_6284363479985946624_n.jpg

Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medalje të bronztë, të cilën e fitoi në “Grand Prix” të xhudos në Tel Aviv të Izraelit. Kampionia e Europës 2018 dhe nënkampione në vitin 2019 fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë. Ajo mposhti në finalen për këtë vend portugezen Telma Monteiro.

Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh, mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.

Krahas medaljes, Nora fitoi edhe 350 pikë në rrugën drejt normës olimpike për “Tokio 2020.

Garuan gjithashtu edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para.

“Grand Prix” i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë olimpike “Tokio 2020”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303