Nora Istrefi iu lut ‘Anës’ të mos ia merrte partnerin, Roberti i kushton këngë ‘dashnores’

Ndarja e Nora Istrefit me Robert Berishën bëri ‘bujë’ në showbizzin shqiptar por duket se ende s’ka përfunduar pasi ish çifti vazhdojnë t’i dërgojnë mesazhe njeri- tjetrit me anë të muzikës. Pak kohë më parë Nora solli një bashkëpunim me Gjikon, kënga që mban titullin ‘Anna’.

Përmes këngës Nora i lutet vajzës që mban emrin ‘Anna’ që mos t’i merrte partnerin.

Por nuk ka vonuar përgjigjia e Roberti. Këngëtari duket se ia kthen Norës përgjigjen duke publikuar këngën e tij më të re, kushtuar pikërisht dashnores.

Në këngën me titull “Dashnores”, Roberti shprehet se mendon vetëm për dashnoren e tij dhe e ka marrë malli për të.

Ndarja e çiftit u njoftua nga vetë Roberti, ku nuk mungoi as falenderimi për Norën.