Ish-deputetja, Nora Malaj teksa ka qenë sot e ftuar në Oraneës, ka dhënë një mesazh frymëzues për qytetarët në këto prag festash.
Gjatë një interviste, Malaj iu drejtua shqiptarëve duke thënë se nuk duhet të mërziten se kanë pak lekë, pasi kanë “shpirtin e madh”.
“Kam një mesazh për ata që na dëgjojnë. Mos u mërzisni se keni pak lekë. Keni shumë sepse keni shpirtin e madh, qoftë edhe një qese e vogël me ca arra, me ca mollë e portokalle për t’i vënë poshtë pemës dhe me një letër për secilin nga fëmijët apo të afërmit tuaj është dashuria më e madhe që jepni dhe energjia më e madhe për tu thënë: Ju kam në vëmendje dhe të gjitha ditët e vitit të jenë të bukura. Pandemia na tregoi që nuk jemi të përjetshëm, s’dihet çfarë ndodh. E rëndësishme është të japim mirësinë me njëri tjetri dhe pastaj dashuria vjen vetë”, tha Nora Malaj.