Norvegjia i kërkon falje “gjermanikeve”

45936587_403.jpg

Pas çlirimit të vendit, këto vajza u diskriminuan dhe u persekutuan deri në dërgimin e tyre me forcë në Gjermani, duke i përjashtuar nga vendlindja.

Sot, pas disa dekadash, qeveria norvegjeze e drejtuar nga kryeministrja konservatore, Erna Solberg, ka vendosur t’u kërkojë falje vajzave, që me përçmim dhe me gjuhë raciste cilësoheshin si “vajzat gjermanike” ose “femrat e gjermanëve”.

Kryeministrja aktuale e Norvegjisë është shprehur në 70-vjetorin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut se, vajzat dhe gratë norvegjeze që patën raporte me ushtarakë gjermanë përgjatë pushtimit nazist, u bënë viktima të pasluftës për trajtime të padrejta dhe të padenja.

Ajo tha gjithashtu se në atë periudhë, autoritetet norvegjeze dhunuan rëndë parimin që askush nuk mund të dënohet pa proces, ose të ndëshkohet jashtë juridiksionit ligjor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303