Norvegjia shpëton nderin e Shqipërisë! Mund Qipron

Shqipëria preku fundin pas humbjes që i shkaktoi Skocia në “Loro Boriçi”, një humbje që i blindoi në fundin e klasifikimit në grupin C  në kuotën e 3 pikëve, duke rrezikuar ndjeshëm për të zbritur një Kategori më poshtë në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kombeve. Fatmirësisht mendoi Norvegjia për t’ia zbutur Shqipërisë këtë eksperiencë të hidhur.

Ekipi norvegjez mundi në transfertë 0-2 Qipron, duke mbajtur kështu vendin e parë në grupin C3, por edhe duke lënë Qipron me 5 pikë, të cilat në renditjen e vendeve të treta në Ligën C, shkojnë në vetëm 1 pikë, pasi qipriotët kanë 4 pikë të marra ndaj vendit të fundit në grup, Sllovenisë, të cilat zbriten.

Kështu, në vendet poshtë Shqipërisë në renditjen e vendeve të treta, gjendeshin Qipro dhe Mali i Zi me nga 1 pikë, por tashmë sido që të dalë sfida e Malit të Zi me Rumaninë, Shqipëria e ka lënë pas një kundërshtar, që është Qipro, të cilët zbresin në Ligën D.

Lër një koment