fbpx

Notat e shqiptarëve të Empolit, shpëton vetëm Kristjan Asllani

asllani-empoli.jpg

MILAN, ITALY - MARCH 12: Kristjan Asllani of Empoli FC controls the ball during the Serie A match between AC Milan and Empoli FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 12, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Andrea Bruno Diodato/DeFodi Images via Getty Images)

Empoli është mundur thellë sot nga Udinese dhe mbrojtësi Ardian Ismajli ka shënuar edhe autogol. Për skuadrën italiane në fushë nga fillimi ishin edhe Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami.

Mediat italiane kanë bërë edhe vlerësimet e tyre për lojtarët dhe sigurisht për mbrojtësin Ismajli ka qenë një vlerësim i dobët. As Bajrami nuk është se ka shkëlqyer.

ISMAJLI (5) – Pasdite për t’u harruar për mbrojtësin shqiptar, që shënon autogol që në minutën e 6’ dhe nuk arrin të rritet as me kalimin e minutave.

ASLLANI (6) – I jep rregull dhe gjeometri mesfushës së Empolit, duke luajtur gjithmonë me kokën lart e pak prekje, por me ide të qarta. Provon të gjejë edhe golin me një goditje nga distanca, por është i pafat. Bie disi në pjesën e dytë.

BAJRAMI (5.5) – Shfaqet shumë pak përballë mbrojtjes shumë të fortë fizikisht të Udineses. Empoli ka shumë nevojë për teknikën e tij, megjithatë fantazisti shqiptar vuan jo pak dhe lë fushën e lojës në minutën e 74-t.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303