Notepad mbetet pjesë e Windows 10

Notepad do të jetë pjesë e Windows, por teknikisht ishte një aplikacion i Windows Store si aplikacionet e tjera si Mail apo News.

Në muajin Gusht Microsoft tha se do të përditësonte Notepad përmes Windows Store duke dërguar përditësime çdo gjashtë muaj.

Tashmë Microsoft ka ndryshuar mendje. Notepad nuk do të shkojë në Windows Store. Ndryshimi është surprizë sepse Microsoft foli aq shumë për përditësimin e Notepad përmes Store me arsyetimin se do të sjellë më shumë fleksibilitet në vend që përdoruesit të presin përditësime madhore të Windows.

Notepad do të jetë pjesë e Windows, por teknikisht ishte një aplikacion i Windows Store si aplikacionet e tjera si Mail apo News. Madje mund ta ç’instalonit Notepad si çdo aplikacion tjetër në Store.

Tashmë planet e Microsoft kanë ndryshuar sërish. Shumë njerëz do të marrin frymë lirisht.

Kjo nuk është hera e parë që Microsoft ka anuluar planet për të kaluar një aplikacion në Store. Të njëjtën gjë u përpoq të bënte me Microsoft Paint në Windows por që i anuloi ato plane në Maj të 2019. MS Paint do të mbetet pjesë integrale e Windows 10 dhe nuk do të jetë në Store si çdo aplikacione tjetër.