fbpx

‘Nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin, na ka marrë malli’, Rama plas batutat me gazetarët

Kryeministri Edi Rama teksa ka qenë i pranishëm ditën e sotme në spitalin e COVID-3, nuk ka kursyer aspak edhe batutat me gazetarët.

“Kjo është konferenca e parë pa zoom në këtë hapësirë ku natyrisht do themi ca gjëra për këtë aspekt dhe cfarë do vazhdojmë të bëjmë. U desh kjo kohë që ta kuptojmë besoj dhe ju e keni kuptuar që nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin e keni kuptuar që na ka marrë malli”.

Mirëpo, ai theksoi se nuk duhet të harrojmë që virusi nuk ka ikur.

Rama tha po ashtu se me përballimin e kësaj situate, “mjekët dhe infermierët morën hak se për 30 vite i kishin vendosur në shënjestër si një tërësi, si një kategori e zhytur në pisllëk dhe korrupsion që të lë të vdesësh rrugëve. Shpresoj që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do e harrojnë atë punë që ata kanë bërë”.