Nuk bëri detyrat e shtëpisë, rreh të birin me fshesë korrenti

Një 6-vjeçar është goditur me fshesë korrenti nga babai i tij, pasi nuk bëri detyrat e shtëpisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Turqinë Jugore. Policia ka arrestuar babanë e djalit 6-vjeçar, i quajtur Mehmet Ali Y.

Sipas autoriteteve turke, babai e ka rrahur të birin me tubin metalik të fshesës, ku 6-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Menjëherë është dërguar në spital, ku momentalisht djaloshi po mbahet nën kontrollin e aparatura. Ai ka rënë në koma dhe nuk po shihet asnjë përmirësim nga gjendja e tij./real-news.tv

Lër një koment