fbpx

Nuk do ta besoni ç’dhuratë mori stafi i “KUWTK” pas përfundimit të xhirimeve

KUWTK-1333109.jpg

Familja Kardashian-Jenner njoftoi  më 8 shtator të vitit që lamë pas se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator  dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20) në vitin 2021.

Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.

Të premten në mbrëmje kanë përfunduar edhe xhirimet e serialit kaq të famshëm “Keeping Up With the Kardashians”, i cili ka kërkuar punë e impenjim për kaq vite me radhë.

Si shpërblim për 30 anëtarët e stafit, familja Kardashian i ka bërë të gjithëve dhuratë nga një orë të markës “Rolex”, që sigurisht i ka gëzuar pamasë punojësit.

30 orët kanë kushtuar 300.000 dollarë për ekipin e realizimit të serialit më të famshëm në botë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303