I njohur ndryshe me nofkën “Kaubojsi”, ish-deputeti Eduart Ndocaj është transformuar totalisht në pamje.
Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”.
Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej.
Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë.
Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij.