Nuk do ta besoni talentin e fshehur të Malumës!

Këngëtari i njohur kolumbian Maluma përveçëse muzikës dhe futbollit paska dhe një talent tjetër.

Maluma është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë poston foto nga përditshmëria e tij me ndjekësit.

Këtë periudhë ai iu nënshtrua një operacioni në gju dhe me sa duket kjo kohë i ka mundësuar ta shijojë i qetë anën e tij artistike.

Ai ka postuar një video në llogarinë  e tij në Instagram ku shfaqet duke pikturuar.

“Nuk e di nëse e dinit, por unë jam fanatik për çfarëdolloj forme arti dhe sot kam mbaruar pikturën time të parë. Do e firmos dhe doja t’ju tregoja dashurinë që ndjej për këtë”.

Po! Maluma qenka një piktor i vërtetë!

Kjo nuk do të thotë që ai do të largohet nga muzika por është një formë argëtimi për të./real-news.tv