Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar se ka telefonuar Kryeministrin Rama i ka shprehur mirënjohje qeverisë dhe popullit shqiptar, për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali për të luftuar kundër COVID-19.
“Kam telefonuar kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për këtë gjes të shkëlqyer dashurie për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tij, duke dërguar mjekë dhe infermierë, ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi, që nuk do ta harrojmë”, shkruan Salvini.

