fbpx

Nuk do të ketë më Daft Punk! Ndahet dyshja e njohur pas 28 vitesh

GettyImages-465384097-1614010346-scaled.jpg

Dyshja e famshme franceze e muzikës elektronike, Daft Punk, kanë vendosur të ndahen pas 28 viteve të themelimit.

Grupi që u themelua në vitin 1993 në Paris, ka publikuar të hënën videon e titulluar “Epilogue”, në të cilën shfaqen anëtarët jashtë roleve të tyre, si Thomas Bangelter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, duke shëtitur nëpër shkretëtirë.

Njëri prej tyre heq xhaketën dhe zbulon pajisjen për shpërthim të lidhur në shpinë, ndërsa kolegu i tij shtyp butonin para se të shkojnë. Pason përshkrimi “1993-2021” që shënon periudhën e tyre të ekzistimit.

Kathryn Frazier, pronarja e shtëpisë incizuese BIZ 3 që ka bashkëpunuar një kohë të gjatë me Daft Punk, ka konfirmuar se videoja nënkupton shuarjen e grupit, ndërsa nuk janë dhënë informacione të tjera.

Bangalter dhe De Homem-Christo për herë të parë ishin njohur në shkollë në Paris në vitin 1987 dhe e kishin themeluar rok-grupin “Darling”, disa vite më vonë themeluan Daft Punk.

Si dyshja e famshme gjatë viteve kanë fituar gjashtë çmime Grammy dhe 12 nominime të tjera. Ndërsa kanë kryesuar edhe në top-listat e Billboard.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303