fbpx

Nuk do të shfaqet më në publik? Çfarë po ndodh me Mbretëreshën Elizabeth?

q.jpg

Sipas The Sun, Mbretëresha Elizabeth do të qëndrojë në izolim deri në verë.

Biografi mbretëror, Andrew Morton beson se Madhëria e Saj nuk do t’i kthehet më kurrë jetës publike. Kjo pasi për shkak të detyrave të saj duhet të ketë kontakte të afërta me njerëzit.

“Është tmerrësisht e trishtueshme, por nuk shoh një mënyrë se si mbretëresha mund t’i rikthehet punës së saj të zakonshme. Virusi COVID-19 do të qëndrojë me ne për muaj, ndoshta edhe vite. Do të jetë shumë e rrezikshme për mbretëreshën të takohet me njerëz, si zakonisht. Asaj i ka pëlqyer gjithmonë të dalë dhe të takojë njerëz, por tani s’mund të rrezikojë. Si mund t’i kryejë ajo punët pa u takuar me njerëz? Nëse infektohet do të ishte fatale dhe do të vendoste edhe Princin Philip në rrezik”, -ka thënë Morton

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303