fbpx

“Nuk do toleroj asnjë”. Rama i prerë, jep mesazhin e fortë: S’marr urdhra nga…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancë plenare është ndalur te diskutimet për reformën zgjedhore, duke deklaruar se duhet mbyllur me dinjitet institucional dhe frymë konsensusi politik, por që nuk do të tolerojë asnjë kërcënim dhe se nuk do të marrë urdhra as nga PD dhe as nga opozita parlamentare.

“Sot të thuash që administrimi i më i sigurt zgjedhor është me parti politike është absurde. Jemi këtu për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe për të dalë me një frymë konsensusi politik të mirëkuptuar nga populli shqiptar në radhë të parë.N nuk jemi për të marrë urdhra nga PD dhe as nga ju, jemi këtu për të bërë tonat, në mënyrë që produkti të mos jetë i njëanshëm. Produkti aktual ka shumë njëanshmëri e pranoj, në këto kushte opozita është e fragmentuar. Le ta bëjmë këtë proces me dinjitet, unë nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, jeni këtu për të ndryshimin dhe jo kërcënuar”, tha Rama.