Nuk dogji mandatin, Noka flet për veprimin e Rudina Hajdarit

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me vendimin e Rudina Hajdarit për të mos djegur mandatin e deputetes. Noka është shprehur se Hajdari ka folur vetëm për veten e saj, si çdokush tjetër.

Më tej, ish-deputeti i PD tha se nëse Azem Hajdari do të ishte, ai kurrë nuk do rreshtohej në krahun e Ramës.

‘Zonja Hajdari ka folur vetë për veten e vet, si çdokush tjetër. Sot çdokush flet me gjeste dhe me veprime. Të rreshtohesh në krah të Edi Ramës do të thotë se je në anën e gabuar të historisë. Po të ishte Azem Hajdari vetë, të jeni të sigurt se nuk do të rreshtohej kurrë në krahun e tyre’, u shpreh Noka.

Këto deklarata, Flamur Noka i ka bërë gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të protestës së opozitës më 16 mars./real-news.tv