17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Nuk dua të mashtrohem”. Plas debati në Berat, vëzhguesi i PS i drejtohet kandidatit: Do t’ju nxjerr jashtë nëse…

spot_img

Një debat është zhvilluar së fundmi gjatë numërimit të votave në KZAZ nr.65 në qytetin e Beratit.

Kandidati i “AOKBPEK” ka reaguar duke bërë debat pasi ka kërkuar që fleta e votimit të qëndrojë më gjatë në monitor, me qëllim që sipas tij fleta të lexohet më mirë.

“Unë jam një kandidat që nuk kam fituar, jam një kandidat që kam humbur, por nuk dua të mashtrohem”, ka thënë kandidati i “AOKBPEK”.

Debati ka vijuar mes tij, dhe vëzhguesit të PS-së i cili ka bërë thirrje që të ulen tonët në mënyrë që numërimi të vijojë qetësisht.

“Po thyet edhe njëherë rregullat etikës do t’ju nxjerr jashtë. Ju lutem zbatoni rregullat e etikës”, u shpreh ai.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat