Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.Raporti Donald-Trixa-Bora ka qenë kryetema e Big Brother VIP.Ky raport u komentua shumë dhe morri vëmendje të jashtëzakonshme.Donaldi ka nisur lidhjen të re brenda shtëpisë me Beatrixën.Por ai ende mendon dhe nuk dëshiron të mërzisë atë.Në një bisedë me Beniadën ai është shprehur se nuk e di si janë gjërat jashtë dhe nuk dëshiron ta mërzisë askënd.Beniada në anën tjetër i shprehu Donaldit se ai kapitull ka ikur dhe nuk duhet të mendojë më për atë pjesë.Donaldi mbrëmë pa dashje ka përmendur emrin e Borës teksa thërriste Beniadën.
View this post on Instagram