“Nuk duam të shohim kamionët me arkivolë”, mbyllet rajoni i Italisë

5e97df8b8427e930d30c4f43.jpeg.jpg

Situata e pandemisë në Itali paraqitet shqetësuese.
Në 24 orët e fundit autoritetet konfirmuan 19143 raste të reja dhe 91 humbje jete.

Kreu i rajonit të Campania ka njoftuar mbylljen, ndërsa është shprehur se janë në prag të tragjedisë.

“Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhëresa që hyn në fuqi sot nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Ne jemi një hap larg tragjedisë,” tha guvernatori Vincenzo De Luca.

Në 24 orët e fundit, 2.280 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në rajon dhe është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

“Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë. Ne duhet të marrim vendime sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë. Ndoshta për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim. Pa vendime drastike, nesër nuk do të jetë më e mundur”, shtoi De Luca.

scroll to top