fbpx

“Nuk duhej prishur”/ Avokat Ngjela: Ja çfarë duhej bërë teatri

ngjela43-770x430-1-590x354.jpg

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Teatri Kombëtar nuk duhet të ishte prishur por duhej mbajtur si muze. Sipas avokatit, elita e Tiranës është edukuar te Teatri.

“Elitën e këtij qyteti e ka edukuar teatri. Ishte pikërisht teatri që solli në mënyrë praktike frazën shqipe të komunikimit në nivel të lartë. E bëri teatri dramatik. Tani ka ardhur koha që nuk mund të qajmë të vdekurin. Unë kam qenë ndër të vetmit që kam thënë se duhet mbajtur si muze. Tani ka ardhur koha të mendohet jo vetëm për një teatër të madh. Me 20-30 milion nuk bëhet një teatër. Duhet mbi 100 mln. Duhet që brenda atij teatri të implementohet e gjithë historia e teatrit shqiptar. Duhet që brenda një teatri me 8 mijë metra katror nuk mund të bëhet, duhet të paktën 15 mijë metra katror. Mos të lejohet shteti të bëhet si të dojë”, u shpreh avokat Ngjela në një intervistë për Ora Neës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303