21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nuk e dinte që kishte Covid-19, pacientja futet në sallën e operacionit, ndodhet në gjendje të rëndë

spot_img

Një paciente 39-vjeçare në Kosovë është futur në sallën e operacionit pa e ditur që ishte prekur nga Covid-19.

Pacientja u pranua dje në orët e para të mëngjesit në Kirurgji dhe u kontrollua nga mjekët kujdestarë, pasi kishte qëndruar për 2 ditë në spitalin e Pejës.

Pasdite, mjekët e bënë gati dhe e futën në operacion, pa e ditur as ajo vetë se ishte e infektuar.

Kjo gjë u konfirmua tek pasi u krye operacioni dhe iu dërgua tamponi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Ju konfirmojmë se një rast kirurgjik i transferuar nga Spitali i Pejës është punuar si rast urgjent ne emergjencë nga kirurgët abdominal dhe ekipi anestezionit. I njëjti rast pasi i është bërë analiza për Covid-19, ka rezultuar pozitiv. Jemi në pritje të raporteve zyrtare, mesa kemi informatat e para, stafi ka punuar me masa mbrojtëse. Jemi në konsultim me Institutin dhe instancat tjera relevante për hapat e mëtejmë. Poashtu, kemi informuar institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe presim te koordinohemi rreth hapave të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat