fbpx

“Nuk e dorëzoj karrigen”. Voltana Ademi sqaron pozicionin e ri…

Voltana-Ademi-CV.gif

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi në një prononcim për mediat ka deklaruar se nuk e njeh këshillin e ri bashkiak dhe se nuk do ta dorëzojë karrigen pa zgjedhje të lira.

Ajo ka sqaruar pozicionin e saj edhe pas përfundimit të mandatit.

“Nuk e njoh këshillin bashkiak të Shkodrës, ky këshill përfaqëson vetëm 6% të qytetarëve. Do vijoj të jem në krye të bashkisë. Ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë kur të bëhen zgjedhje të vërteta e të lira”, tha demokratja.

Voltana Ademi ka deklaruar edhe më parë se nuk do ta njohë këshillin bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat i quan moniste. Në zgjedhjet e 30 Qershorit për Shkodrën ishte kandidat i vetëm Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pak kohë para marrjes së mandatit, pasi rezultoi me rekorde kriminale në Itali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303