25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Nuk e jep efektin që ditën e parë”. Kryeministri Rama jep këshillën e vlefshme për vaksinën

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa këshilla mësuesve duke theksuar se duhet të bëjnë kujdes edhe pse kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Ai theksoi se efekti nuk jepet që ditën e parë dhe se ekziston mundësia që të infektohesh me koronavirus.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Duhet bërë kujdes këto ditë e, se nuk e jep efektin që ditën e parë. Mund të ndodhë që të marrësh vaksinën dhe më pas të marrësh virusin, sepse e humb kontrollin.

Ogerta Manastirliu: Me Fierin sot e konsiderojmë të përmbyllur. Tirana është ajo që ka vaksinuar më shumë mësues, janë mbi 600 të tillë që janë vaksinuar në Tiranë. Dje komuniteti mori vendimin për të vijuar me vaksinimin, sigurisht që do të pritet edhe rezultati i hetimeve të EMA-s.

Prej të shtunës, Shqipëria nisi vaksinimin e mësuesve me 38 mijë e 400 dozat AstraZeneca që mbërritën nga Suedia në vendin tonë. Qeveria dhe kryeministri janë shprehur optimistë, por dhjetra mësuesë në të gjithë vendin kanë refuzuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë vaksinën. Në total nga e shtuna deri më sot vaksinën e kanë marrë 2664 mësuesë nga 25 mijë mësuesë që ka në të gjithë vendin. Bllokimi i vaksinës AstraZeneca nga shumë vende në Evropë i ka bërë qytetarët shqiptarë të pasigurtë mbi efikasitetin dhe efektet anësore të kësaj vaksine.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat