fbpx

“Nuk e kuptova që fituam”, Donnarumma tregon pse ishte i qetë pasi priti penalltinë vendimtare

1002359596.jpg

Photo LaPresse - Spada April 26 , 2021 Rome Italy Soccer A.C. Milan- Season 2020-2021 - Serie A Lazio vs Milan In the pic: Stefano Pioli , Gianluigi Donnarumma PUBLICATIONxNOTxINxITAxFRAxCHN Copyright: xSpada/LaPressex

Gigio Donnarumma habiti të gjithë tifozët me qetësinë dhe ftohtësinë që shfaqi pasi priti penalltinë  vendimtare në ndeshjen Itali-Angli. Portieri italian priti goditjen e të riut Saka dhe nuk reagoi fare, por eci ngadalë drejt portës, teksa papritur pa të vinin shokët e ekipit që po vraponin si të çmendur për ta përqafuar.

Por, mungesa e entuziazmit nga ana a tij nga një shpjegim. Donnarumma nuk e kishte kuptuar që Italia sapo kishte fituar Evropianin me pritjen e tij.

“Nuk e kuptova që kishim fituar. Pasi e prita penalltinë, nisa të ecja dhe po kontrolloja nëse VAR-i e konsideroi të rregullt. Në atë moment, pashë shokët që po vraponin drejt meje dhe aty e kuptova”, tha portieri 22-vjeçar për “Sky Sport”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303