‘Nuk e ndaloj dot Venecian’/ Meta bën deklaratën e fortë: Gati për çdo kontroll mjekësor

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm ditën e sotme pranë UET, ku bashkëbisedoi me studentët e ekselencës.

Ai foli për vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve më 30 qershor, pasi kishte protesta e antiprotesta e mund të rrezikohej edhe gjak-derdhja.

“Duhet të jemi të qartë se presidenti vetëm e ka mbrojtur Kushtetutën. Le të thotë dikush se cilin nen ka shkelur presidenti. Unë nuk ndaloj as Komisionin e Venecias, as Kushtetuesen dhe as OKB-në që të çmendet, por të jeni të sigurt se jam i gatshëm kurdoherë që të kontrollohem në çdo raport mjekësor dhe çdo kontrolli tjetër nëse mendoni se përdor ndonjë doping apo tjetër gjë. Kjo histori ka mbaruar dhe Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën për datën e zgjedhjeve vetëm presidentit. A është anulimi i zgjedhjeve një akt normal. Jo nuk është. Situata ka qenë alarmante, ju e dini me gaz, keni parë demonstrues të plagosur, keni parë policë të plagosur”, tha Meta.