Nuk është as Ronaldo as Messi, ja lista me futbollistët më të shtrenjtë në botë

El7qIeqWMAA31QZ.jpg

Së fundmi, CIES, Opservatori ndërkombëtarë i futbollit ka publikuar listën e lojtarëve më të shtrenjtë në botë për 2020, një listë e mbushur plotë me surpriza.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë padyshim dy nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, por sikundër po pranohet pak nga pak ‘epoka’ e tyre po përfundon. Kështu, ata janë jashtë kësaj liste.

Befasues është fakti se përpara Ronaldos ndodhen lojtarë si Achraf Hakimi i cili është njëkohësisht dhe lojtari më i shtrenjtë në Serie A me një vlerë prej 113,7 milion euro. Ylli portugez vlerësohet me 47 milion euro dhe ndodhet i 131 në këtë listë. Pak më mirë, pozicionohet rivali i tij Leo Messi, në vendin e 97 me 54 milion euro, kjo pasi sulmuesi argjentinas në fund të sezonit i skadon kontrata me Barcelonën.

Në krye qëndron sulmuesi i Man.United, Marcus Rashford që vlerësohet me 165 milion euro.

Në vendin e dytë ndodhet Erling Haaland i Borussia Dortmund me 152 milion euro. Lista vijon me Trent Alexander-Arnold, Bruno Fernandes ndërsa vetëm në vendin e pestë renditet Kylian Mbappe me 149,4 milion euro.

Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe talente si Jadon Sancho, Joao Felix, Alphonso Devis, Raheem Sterling dhe Kai Havertz.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303