fbpx

Nuk fal “Rrugorja”, në 24 orët e fundit arreston 12 shoferë, pezullon dhe shumë leje drejtimi

policiiiiiiiiii.png

Ditën e sotme janë pezulluar 45 leje drejtimi, 12 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë marra 1255 masa administrative.

PoliciaRrugore vijon aksionin për të parandaluar aksidentet rrugore duke përdorur dronin, drager dhe radarin për të evidentuar të gjithë shkelësit e ligjit.

Ditën e sotme janë pezulluar 45 leje drejtimi, 12 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë marra 1255 masa administrative.

35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 3 shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit: 45 leje drejtimi të pezulluara, 12 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1355 masa administrative.

Vijon kontrolli i pandërprerë nga ana e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat janë konstatuar disa raste të drejtimit të mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara. 35 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi që varionin nga 50 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 239 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

191 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 211 për përdorim të celularit;

129 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 457 masa për parkime të gabuara;

12 masa për shkelje të semaforit;

93 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 10 masa administrative.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 10 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i aksidenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303