fbpx

Nuk fshihen më! Eros Grezda dhe Oriola Marashi në një lidhje (Foto)

Modelja e njohur Oriola Marashi po përflitet për lidhjen me futbollistin kosovar Eros Grezda.

Shkaku janë postimet e dyshes në rrjetet socale. Çifti ndodhet në Zagreb, Kroaci dhe ditët e karantinës  po i kalojnë bashkë.

Tashmë ata nuk fshihen më dhe nga fotoja që ka publikuar Eros në Instagram, pas tij shihet qartë edhe modelja shqiptare.

Fotoja e tij është bërë në një ashensor dhe Oriola duket në pasqyrë.

 

Nuk besojmë se ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga futbollisti apo modelja por ndoshta kjo është një mënyrë për të përforcuar dyshimet e lajmeve që po qarkullojnë për dyshen.

Komenti i Etrit Berishës i përforcon akoma edhe më shumë se dyshja janë bashkë.

“Babloki, prapaskena e dyshimtë”, shkruan ai në komentin e fotos.