Nuk fshihen më, reperi gjerman shpreh hapur ndjenjat ndaj Loredanës

Prej disa muajsh, reperja shqiptare Loredana Zefi dhe reperi gjerman Zuna, po shijojnë romancën e tyre të re.

Pas ndarjes së bujshme me Mozzik, lidhja e re me reperin e njohur e ka sjellë sërish Loredanën në qendër të vëmendjes së mediave.

Megjithëse nuk kanë preferuar të flasin në publik për marrëdhënien e tyre, s’kanë munguar postimet e Loredanës me Zunën, ku është përpjekur gjithmonë t’ia fshehë portretin.

Mirëpo, duket se dyshja s’do të fshihet shumë gjatë.

View this post on Instagram

Hallo Deutschrap 🙂 @sellmakasumoviq

A post shared by Loredana (@loredana) on

Zuna i ka lënë një koment publik së fundmi Loredanës, duke i shprehur pëlqimin për look-un e saj të ri me baluke.