‘Nuk hapen negociatat’, Vasili nuk i kursehet Ramës: Je zvarranik

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin negativ të Brukselit për negociatat e Shqipërisë ne BE.

Ai shkruan se faji i përket Ramës, të cilin e krahason me një zvarranik.

Sipas Vasilit, Rama i ka hyrë në borxh shqiptarëve përjetë me ‘Jo’-në e prerë nga Brukseli.

Statusi i Vasilit

Negociatat nuk u hapen per shkak te nje zvarraniku!

Edi Rama ju hyri ne borxh perjete shqiptareve duke i lene jashte Europes per shkak te qeverisjes se lige dhe te piset te tij.

Dhe ai zvarritet tek kembet e thyera te karriges.

Zvarritu,zvarritu Edi Rama!

Po a mundet qe nje zvarranik te qeverise më Shqiperine e shqiponjave!