fbpx

Nuk i bindet urdhrit të policit, 51-vjeçarit i ndodh gjëma, ishte tapë në timon

auto-policia-e-fierit1491059570_1497099735-6063904-1-600x329.jpg

Një 51-vjeçar është vënë në prangat e policisë së fundmi pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë shtetasi A. H., pasi duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar. Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303