“Nuk i hiqte sytë nga fleta duke lexuar”/Adrola Dushi ka një përgjigje: Më tha që është…

Adrola Dushi do të prezantojë për tri netë “Kenga Magjike” krah Ardit Gjebresë. Si gjithmonë, duke vjedhur vëmendjen me bukurinë e saj, ka patur dhe nga ata që e kanë kritikuar modelen lidhur me aftësitë drejtuese në spektakël.

Komente që priten, sa herë vjen puna tek daljet në ekran të personazheve që nuk jemi mësuar t’i shohim në rolin e prezantuseve. Megjithatë, duket se Adrola e ka shijuar në maksimum këtë eksperiencë, madje ka gjetur gjithë mbështetjen e mundshme tek mikja e saj e zemrës.

“Xhesika Berberi më tha se është krenare për mua, të tjerat shkojnë e vijnë”, ka shkruar me humor modelja, në një foto ku shihet duke u përqafuar me Xhesikën.

Epo, zgjidhja më e mirë në situata të tilla është sportiviteti i Adrolës për përballjen me kritikat. Duket se nga eksperienca në “Kënga Magjike”, modelja do të marrë me vete veç kujtimet e bukura.