“Nuk ia kam fajin unë atij infermierit që Lulëzimi e…”, Rama tjetër mesazh për kryedemokratin

edi-rama-1-2-770x430.png

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim pak momente më parë në Twitter. Ai serish ka reaguar në lidhje me akuzat e PD-së ndaj qeverisë.

Rama i bën apel Bashës, që të mos dezinformojë qytetarët lidhur me pandeminë.

“PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!?”, shkruan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303