fbpx

“Nuk isha dakord por e mbylli qeveria”, Meta ultimatum Ramës: Me hir apo pahir do…

800-0-5f7ae1dd1ab52.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë një mesazh të prerë kryeministrit Rama teksa ndodhej në një konferencë të përbashkët me homologun e Bosnjës, Shefik Xhaferoviç.

Meta i bën thirrje qeverisë të rihapë ambasadën shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.Sipas tij, ky vend meriton vëmendje maksimale nga Shqipëria.

“Unë isha kryetar Kuvendi kur u mbyll ambasada në Bosnje, shpreh keqardhjen, s’kam qenë dakord në atë kohë por e mbylli qeveria. Me hir apo me pahir, ambasada do të hapet pas 25 prillit, por shpresoj që qeveria ta hapë përpara zgjedhjeve. Ky vend meriton vëmendje maksimale nga Shqipëria”, deklaroi Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303