Nuk ishte e pranishme në “Billboard Awards”, këngëtarja shqiptare vlerësohet me çmim

Screenshot_3-1.jpg

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ishte e pranishme një ditë më parë në ceremoninë e “Billboard Awards”.

Por pavarësisht kësaj, Rexha arriti që të merrte një çmim të mërkurën mbrëma. Këngëtarja shqiptare është shpërblyer me çmimin për këngën më të “Mirë Country”.

Kënga e Rexhës që mori këtë çmim është “Meant to Be”, në bashkëpunim me grupin e djemve të njohur si “Florida Georgia Line”.

Ndërkohë Bebe ishte e nominuar edhe në një tjetër kategori, atë të “Radio Song”, megjithatë ka fituar vetëm njërën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303