21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Nuk jam këtu me Semin”/ Donaldi i sqaron njëherë e mirë të gjithë: Nuk bëj dot sikur se njoh!

spot_img

Debati mes Semit dhe Ilirit ka zgjatur për disa ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ishte Semi që bëri një gjest ndaj Ilirit ndërsa ajo tha se ka marrë shaka seksuale nga balerini i njohur. Menjëherë pas spektaklit të së martës, Semi tha se i bënte habi një situatë e tillë nga një person i rritur jashtë.

Ndërsa Iliri shqetësohej për mënyrën se si ishte perceptuar nga familja pasi ata nuk e kuptojnë gjuhën shqipe. Nga fakti se kanë dëgjuar fjalën seksuale, pretendonte se kishin menduar se Iliri ka ndërhyrë tek një cift i fejuar.

Donaldi e ka cilësuar si person që ka nevojë për vëmendje, ndërsa Iliri “legen” në fjalët që kanë thënë për njëri-tjetrin në lidhje me këtë situatë.

Ditën e sotme, Iliri u shpreh duke thënë: “Sigurisht, situata ishte jashtëzakonisht e rëndë. E kemi vuajtur të gjithë. Dje në mëngjes që ndarja e trikove më ndau me një person super të çiltër si Beni dhe kjo ndoshta i qetësoi nervat e mia. Nuk dua t’i kthehem atyre që kam thënë. Mendoj se shpjegimet e mia i kanë kuptuar të gjithë.

Prandaj vendosa që falë komedisë që bëri Paloma dhe e ç’dramatizoi t’i vija një gur kësaj situate dhe ndodhi pajtimi pa sqarim. E di pozicionin tim. Si Ilir dhe si asgjë tjetër nuk e pranoja dot këtë situatë që kushtëzoi jetesën tonë si familje. Thjesht bëra atë që do kisha bërë me Semin, nuk mbaj mëri. Kam falur gjëra më të rënda dhe serioze në jetë dhe jam i bindur që tek Semi do shkoja dhe si më i madh do e afroja. Për Donaldin kam rezervat e mia, mund të kishte ndërhyrë në mënyra të tjera.”

Ndërsa Donaldi tha: “Jam shprehur në të tillë formë se Ilirin e kam vlerësuar dhe më dukej e vogël nga ana e tij që një qime kaq të vogël ta bënte tra dhe më bën të mendoj se është lojë. Njerëzit kanë falur shumë gjëra në këtë jetë. Nuk ndërhyra për të mbrojtur Semin. Me ty Ilir nuk dua t’i zgjas gjërat se kur jap dorën, e mbyll. Po analizoj gjërat. Nuk jam këtu me Semin. Banorët kanë arsye për të thënë se po bëjmë lojë dyshe. Ne nuk kemi folur cepave për të tjerët përveç situatës me Ilirin. Unë me Semin jam i afërt që nga jashtë. Nuk bëj dot sikur se njoh. Nuk e shikoj si problem se dhe kur Semi të ketë problem, do ja them.”

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat