fbpx

“Nuk jepen, rrisin gjasat e vdekjes”. Epidemiologu Alimehmeti ngre alarmin, bën thirrjen ndaj mjekëve: Mos i jepni…

Ilir-Alimehmeti-epidemiolog.jpg

Epidemiologu Ilir Alimehmeti me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje gjithë qytetarëve, por edhe kolegëve të tij që të mos japin në fazat e para të infektimit me Covid ilaçe kortizonikë.

Postimi i plotë i Alimehmetit:

“PRIMUM NON NOCERE” Cit.: Dogmë mjekësore (shqip: “Së pari mos bëj dëm”). Miqtë e mi! Një lutje për të gjithë! Në kuadrin e frenezisë së trajtimit të COVID-19, po rendim drejt skajit tjetër mjekësor, atij të MBITRAJTIMIT! Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.

Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri. Indikacioni i vetëm klinik për dhënien e kortizonikëve është te pacientët e sëmurë rëndë, potencialisht në detres respirator. NUK JEPEN KORTIZONIKË NË FORMAT E LEHTA!

AQ MË KEQ QË DITËN E PARË TË DIAGNOZËS! Studiuesit e qendrës prestigjioze Mayo Clinic, Rochester – SHBA kryen një meta-analizë (maja e evidencës mjekësore) mbi përdorimin e kortizonikëve në COVID-19 dhe raportuan në revistën CHEST më 28 tetor 2020 se:

Kortizonikët e rrisin vdekshmërinë me 2.3 fish në total! Në rastet e sëmura rëndë kortizonikët e ulin vdekshmërinë me 35%. Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial. Të gjitha efekte anësore të njohura miqtë e mi!

Pra: Mos merrni dhe mos jepni kortizonikë në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes! KORTIZONIKËT E DHËNË PA KRITER RRISIN GJASAT E VDÊKJES! Kujtoni: PRIMUM NON NOCERE. Asnjë mjekim nuk është karamele. Mos i trajtoni si të tillë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303