13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Nuk ka frikë nga serbët, Shaqiri kërkon të shkojë në Beograd

spot_img

Xherdan Shaqiri ka kërkuar nga trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, që të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Serbi, pavarësisht se origjina e tij kosovare e kthen dukshëm në subjekt koresh raciste nga tifozët serbë të Crvena Zvezdës, skuadër me të cilën Liverpool do të përballet në Champions League.

Xherdan Shaqiri ka lindur në Gjilan, por luan me përfaqësuesen e Zvicrës. Ai u gjobit nga FIFA këtë gjatë Botërorit për festimin e golit me shqiponjë ndaj Serbisë.

“Nuk kam asnjë shqetësim për këtë ndeshje. Unë shkoj atje vetëm për të luajtur futboll dhe nuk shqetësohem për mesazhet politike. Sigurisht, tifozët e Crvena Zvezdës do të më ofendojnë, por këtë e bënë dhe në Kupën e Botës dhe e përballova”, u shpreh Shaqiri.

Kosovari ka biseduar me trajnerin gjerman Klopp, duke këmbëngulur që të jetë të paktën në stol. Shaqiri ka thënë se do të ndihej keq nëse këtë ndeshje do ta shikonte nga televizori.

Ndeshja mes Crvena Zvezda dhe Liverpool luhet në 6 nëntor.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat